Reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme në aksin nacional Milot-Burrel. Në disa pjesë të këtij aksi ka pasur rënie gurësh nga rrëketë e malit.
Punonjësit e mirëmbajtjes kanë mundur të largojnë inertet ndërsa ende po punohet në disa pjesë ku janë shfaqur probleme të tilla. Rruga është e kalueshme ndërsa reshjet vijojnë, të cilat mund të sjellin sërish rrëshqitje gurësh.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të bëjnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nga fenomeni i rrëshqitjes së inerteve./abcnews.al