Probleme me zemrën, presidenti legjendar i Milanit shtrohet në spital

schedule16:15 - 14 Janar, 2021

schedule 16:15 - 14 Janar, 2021

Silvio Berluskoni, presidenti historik i Milanit dhe tani në krye të Monza, është shtruar në spital për një problem që ka pasur me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i tij, Alberto Zangrillo.

Ish-kryeministri i Italisë ka një problem aritmologjik të zemrës dhe tani ndodhet në një spital në Mynih. “Ka një problem aritmologjik të zemrës.  Shkova urgjentisht atje ku banon, në  jug të Francës, për shkak të një përkeqësimi të gjendjes së tij.

Vendosa ta shtoj në spital në Mynih, pasi nuk e konsideroja një vendim të matur ta transportoja në Itali”, ka treguar për Ansa doktori i besuar i Berlusconit, Alberto Zangrillo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!