Probleme me zemrën pas infektimit me Covid, sulmuesi i Arsenal nuk lejohet të luaj në Kupën e Afrikës

schedule20:52 - 14 Janar, 2022

schedule 20:52 - 14 Janar, 2022

Futbollistët profesionistë nuk janë imunë ndaj COVID dhe për më tepër, nuk janë imunë edhe ndaj pasojave të rënda që mund të sjellë infektimi.

Alfonso Devis i Bajern Mynih është raportuar sot se ka probleme me zemrën pas infektimit të fundit dhe duket se një fat të ngjashëm kanë edhe tre lojtarë të tjerë me ngjyrë të cilët i ishin bashkuar Gabonit për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës.

Para sfidës së Gabonit me Ganën në fazën në grupe të turneut, Federata e Gabonit bëri të ditur se ylli i Arsenalit, Pierr Emerik Aubamejang, por edhe lojtarët Aksel Meje dhe  Mario Lemina, nuk do të luanin në këtë sfidë.

“Sipas komisionit mjekësor të Federatës, këta lojtarë nuk mund të marrin pjesë në ndeshje për shkak të problemeve që kanë lidhje me COVID pas infektimit. Testimet e tyre kanë prezantuar lëndime kardiake”, shkruhej në njoftimin për shtyp që dekretonte problemet e futbollistëve, duke shpjeguar se pse nuk ishte rrezikuar me praninë e tyre në fushë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!