Probleme me shëndetin, mbretëresha Elizabeta II shtrohet në spital

schedule23:43 - 21 Tetor, 2021

schedule 23:43 - 21 Tetor, 2021

Mbretëresha Elizabeta II ka shfaqur probleme me shëndetin. BBC raporton duke cituar pallatin mbretëror se ajo e ka kaluar mbrëmjen e të mërkurës në spital, ku ka kryer disa kontrolle mjekësore.

Ajo është kthyer në pallatin mbretëror mesditën e sotme, në gjendje të stabilizuar mjekësore. Në një deklaratë të enjten mbrëma, pallati mbretëror tha:

“Pas këshillave mjekësore për të pushuar për disa ditë, mbretëresha u dërgua në spital të mërkurën pasdite për disa kontrolle mjekësore, për t’u kthyer në Kështjellën Windsor në drekë sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ditën e djeshme mbretëresha anuloi vizitën për në Irlandën e Veriut pas këshillës së mjekëve. Ajo pranoi pas disa këmbënguljesh të ndryshonte axhendën e saj, duke thënë se ishte shumë e mërzitur për këtë fakt. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!