Probleme me pajisjen e identifikimit biometrik, në dy qendra në Berat nuk ka nisur votimi, plani “B”

schedule07:50 - 25 Prill, 2021

schedule 07:50 - 25 Prill, 2021

Jo në të gjithë vendin ka nisur normalisht procesi i votimit. Në Berat ka dy qendra votimi, një te pallati i Kulturës dhe një te stadiumi që nuk ka nisur ende procesi për shkak të problemeve me aparatin e identifikimit biometrik.

Kreu i KQZ Celibashi kërkoi dje se në momentin që pajisja nuk punon, procesi nuk ndalet por vijon në mënyrë manuale, por në Berat këmbëngulin te pajisja.

Probleme me identifikimin biometrik ka edhe në disa zona të thella në veri të vendit. Megjithatë votimi nuk ndalet, por vijon me mënyrën tradicionale./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!