Ruben Semedo është sërish në telashe. Mbrojtësi portugez është vënë sërish në pranga.
Pas arrestimit në verën e kaluar pas një akuze për sulm seksual, ditën e djeshme është arrestuar sërish për dhunë në familje.
Mediat helene shkruajnë se Semedo ka kryer një sulm fizik ndaj të dashurës dhe më pas e ka nxjerrë atë nga shtëpia.
e dashura e ka denoncuar menjëherë në polici dhunën ndaj saj dhe Semedo ka kaluar natën e mbrëmshme në qeli, ndërsa mëngjesin e sotëm është lënë i lirë. /f.a/abcnews.al