Vaksina anti Covid me detyrim tek studentët është një ndër çështjet më të diskutuara ditët e fundit në vendin tonë për shkak dhe të kausit që ka sjellë në nisjen e vitit të ri akademik.
Në ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi këtë të martë është diskutuar nga një panel të ftuarish sesi mund të shmanget një vaksinim i detyruar për të vijuar në mënyrë të qetë dhe procesi i vitit akademik.
Ekspert i arsimit, Ardi Stefa është shprehur se është absurd që ta bësh me detyrim vaksinimin e studentëve më e mira për ti dhënë zgjidhje situatës sipas tij janë testet e shpejta që të mbulohen nga shteti.
“Situate që unë kam patë dje dhe sot ishte një situatë absurde jo vetëm për vaksinimit të studentëve por dhe futja e rojeve të policisë në universitete që është kundër pasi universitetet kanë azilin e tyre akademik dhe është një veprim i paligjshëm dhe anti kushtetues. E drejta për arsimim sanksionohet në kushtetutë dhe të gjithë studentët kanë të drejtë që të hyjnë në universitete, me ose pa vaksinë. Unë jam pro vaksinimit, por kundër vaksinimit të studentëve me detyrim. Nëse ato do të jenë të vaksinuar nuk i pengon ato që të jenë bartës të virusit dhe ta marrin ta dërgojnë jashtë, në auditor apo dhe në familje. Të bësh një tampon dhe kjo është një proces që bie poshtë pasi është një proces që nuk menaxhohet, për të treguar një tampon që student e bën të henën përgjigja u del të enjten, pastaj të premten do u duhet që ta bëjnë sërish dhe përgjigja del javës tjetër çfarë efektiviteti mund të ketë një gjë e tillë”, ka thënë ai.
Ndërkohë përfaqësuesja e Unionit të Këshillave studentore, Valbona Halitaj në fjalën e s’ja ka bërë me dije se shumë nga studentët nuk kanë as informacion në lidhje me procedurën e vaksinimit.
Ndër të tjera një ndër problematikat sipas saj është se në universitetet e Tiranës aplikohet vetëm vaksina AstraZeneca dhe Sinovac duke theksuar se janë të kushtëzuar për të bërë zgjedhje siç bëjnë qytetarët e tjerë.
Ndërkohë pedagogia Nora Malaj është shprehur se studentët kanë të drejtën e tyre për të qenë pjesë e auditorëve dhe për të ndjekur nga afër procesin mësimor, ndaj është e padrejtë që të kushtëzohen nga vaksina me detyrim.
“E gjithë filozofia e kësaj gjendje nxirret në tre gjëra momenti i nxjerrjes së urdhrit, i mungesë së transparencës dhe vënia me detyrim. Çdo universitet ka një mënyrë për ta trajtuar gjendjen në të cilën ndodhet. Duhet të kuptojmë se tamponi nuk ka kosto ai 5 cent. Është mbartur një situatë kaotike për shkak të institucioneve përgjegjëse. Modeli më i keq për ti detyruar që duhet që ta bësh vaksinën, student është rebel nga natyra dhe nga gjithë e drejta që ai ka është e drejta e tij se çfarë është e nevojshme për fillimin e vitit akademik.
Fakti që tashmë janë bërë çdo gjë e detyrueshme është se ne mund të kemi risk që të kemi teste false dhe kjo do të na bëjë që të krijojmë një klasë të rinj që janë në bazë të mashtrimit dhe manipulimit”,ka thënë ajo./abcnews.al