Një problem teknik që ndodhi papritur në avionin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, solli anulimin e detyrueshëm të fluturimit të saj nga Madridi në Athinë mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen detajet rreth problemit të avionit të BE-së që do transportonte Von der Leyen dhe shoqëruesit e saj.
Sipas programit fillestar të turneut të saj në 5 vendet e BE që paraprijnë miratimin e programeve të disbursimit nga Fondi i Rimëkëmbjes, Von Layen do të mbërrinte në Athinë të mërkurën në mbrëmje, 16 qershor.
Sakaq, bëhet me dije se po bëhen përpjekje që Ursula von der Layen të arrijë në Athinë nesër në mëngjes. /abcnews.al