Dani Alves duket se ka mjaft privilegje në burg, gjë që rrjedh nga fakti se ai është një fytyrë e njohur.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai është trajtuar mjaft mirv nga zyrtarët e burgut në institucionin ku është mbajtur për herë të fundit, pasi akuzohet se më 30 dhjetor në një klub nate të Barcelonës ka ngacmuar seksualisht një vajzë 23-vjeçare.
Në të njëjtën kohë, bisedat e tij me pjesën tjetër të të pandehurve janë të kufizuara, për të mos i ndodhur gjëja më e vogël, ndërsa në të gjitha daljet e tij nga qelia, ai shoqërohet gjithmonë nga punonjës policie, në mënyrë që në asnjë rrethanë, mos t’i kërcënohet integriteti fizik.
“Me sa kam dëgjuar, ai është shoqëruar në oborr nga katër zyrtarë dhe e kanë vetëm, të ndarë nga të tjerët. Nuk mund t’ju them nëse është në kontakt me të burgosur të tjerë, por ajo që di është se aktualisht po merr trajtim special, pasi është një sportist i njohur”, tha një person brenda burgut, i cili nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij. /G.D abcnews.al/
? La Fiscalía se ha opuesto a que la Audiencia de Barcelona deje en libertad provisional a Dani Alves
? Consideran que persiste el riesgo de fuga y que se mantienen los indicios de que cometió la presunta violaciónhttps://t.co/LYK1qoonol
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) February 6, 2023