Pritshmëritë e sezonit turistik/ Topuzi: Ngritja e resorteve do të nxiste turizëm gjithëvjetor, pagat janë rritur

schedule14:22 - 17 Qershor, 2025

schedule 14:22 - 17 Qershor, 2025

Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit, Zak Topuzi thotë se ulja e çmimit të fluturimeve ka nxitur turistët të vizitojnë Shqipërinë.

Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Topuzi u shpreh se ngritja e resorteve të mëdha do të nxiste turizmin gjatë gjithë vitit.

Ndër të tjera, Topuzi u shpreh se pagat në sektorin e turizmit janë rritur.

“Është një sezon më i mirë se ai që kaloi. Shqipëria ka shansin të përfitojë nga kjo lëvizje. Janë turistë të kulturës, moshat e treta. Përgjithësisht, ulja e çmimit të transportit ajror, ka bërë që Shqipëria të jetë pikë kyçe për t’u vizituar. Si muaj, jemi 10 përqind më shumë. Po kaq shqiptare kanë dalë jashtë atdheut. Në fakt, lidhet më tepër me formalizimin e tregut, efekti është i njëjtë. Taksat janë minimale për një apartament apo vilë në Shqipëri. Ne duhet të krijojmë resorte të mëdha, që funksionojnë gjatë gjithë vitit. Janë shumë pak. Mali i Zi ka disa qendra që funksonojnë gjithë vitit, ne jemi akoma larg saj. Turizmi është industria kryesore për Shqipërinë. Pagat janë rritur gradualisht dhe janë dyfishuar për një periudhë 4-5 vjeçare”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!