Që prej dhjetorit të vitit 2022, “gardiani” i Kombëtares gjermane dhe “bavarezëve” të Bayern Munich është jashtë fushave të blerta, pasi theu këmbën, teksa ishte duke bërë ski gjatë pushimeve pas Kupës së Botës.
Prej disa kohësh tashmë pritej dhe rikthimi i “shtatlartit”, mirëpo këtë të enjte është zbuluar dhe dita se kur “gardiani” gjerman, me drejtorin sportin të Bayern Munich, Kristof Frojnd, që ka ndarë me tifozët lajmin e shumëpritur.
“Do të presim edhe pak ditë për ta parë Neuer në krye të detyrës. Me shumë gjasa sfida kundër Galatasaray do të jetë e duhura që ai të jetë në pozitën e “numrit 1”. Manuel na ka munguar të gjithëve.
Procesi i rikuperimit po ecën shkëlqyeshëm dhe ai ka dhënë reagimin e duhur në të gjitha testet e kryera, sikurse me seancat stërvitore, tregues se është i gatshëm të japë më të mirën”,- u shpreh Frojnd. /i.m /abcnews.al