Manchester United po planifikon t’i bëjë një pritje speciale Cristiano Ronaldos në Old Trafford, në ndeshjen e 11 shtatorit ndaj Newcastle.
The Sun, raporton se 36-vjeçari do të bëjë një shëtitje solo në rreth fushës para fillimit të takimit, ashtu sic veproi me mbrojtësin Varane duke u futur në fushë përpara ndeshjen e parë të sezonit kundër Leeds United, por dihet që pritja e Ronaldos do të jetë më madhështore.
Mediat gjithashtu raportuan se biletat për të parë të shtunën Ronaldon skuan deri 2.500 paund.
Megjithatë, Ronaldo pritet të debutojë në ndeshjen e Champions, ndaj Young Boys, pasi ndaj Newcastle pritet të jetë në stol pasi Anglia e ka detyrim karantinimin 10 ditor për personat që hyjnv nga jashtë. /abcnews.al/