Pritja mbretërore për liderët e G7, çifti Biden takon Mbretëreshën

schedule22:25 - 11 Qershor, 2021

schedule 22:25 - 11 Qershor, 2021

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden iu bashkuan Mbretëreshës së Britanisë së Madhe dhe anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore në një event të organizuar për liderët e G7.

Pritja, që u organizua nga monarkia 95-vjeçare u mbajt në Eden Project, një vend eko-turizmi me kupolë i ndërtuar në një gropë ish-gurore.

Presidenti amerikane dhe Zonja e Parë patën mundësinë që të shkëmbenin disa fjalë me mbretëreshën ndërsa rrinin në radhën e recepsionit. Duket se atmosfera ishte pozitive pasi çifti Biden dhe monarkia u shfaqën të buzëqeshur.

Hera e parë kur Biden takoi mbretëreshën ishte viti 1982, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe Princi Charles, Dukesha e Cornëall-it, Princi William dhe Kate, Dukesha e Kembrixhit, të cilët iu bashkuan liderëve të G7 ndërsa Charles mbajti fjalimin e hapjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!