Pritet vetëm miratimi i BE-së, 2.3 mld paund nga shitja e Chelsea do të transferohen në Ukrainë

schedule19:03 - 31 Janar, 2023

schedule 19:03 - 31 Janar, 2023

Paratë nga shitja e Chelseat do të dërgohen në Ukrainë nëse miratohen nga Bashkimi Evropian.

Sipas The Telegraph, 2.3 miliardë paund të ngrira nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas shitjes së klubit nga Roman Abramovich te Todd Boëley dhe investitorëve të tjerë vitin e kaluar do të lirohen kur Bashkimi Evropian më në fund të miratojë transferimin e parave në Ukrainë. Pas kësaj, fondet mund të transferohen në një fond ende të paemërtuar brenda disa javësh.

Ndërkaq, mësohet se modeli i detajuar u propozua nga vetë manjati rus, i cili zotëronte Chelsea nga 2003 deri në 2022.

Nga mediat angleze mësohet se punonjës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thonë se Komisioni lokal i Bamirësisë së shpejti do të miratojë lirimin e fondeve. Megjithatë, nevojitet edhe leja nga BE, pasi Abramovich është në listën e sanksioneve të unionit.

Strukturën e cila do të angazhohet në shpërndarjen e mjeteve, do ta drejtojë ish-drejtori i përgjithshëm i degës britanike të UNICEF-it, Mike Penrose. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!