Pritet t’i jepet masa e sigurisë Ardian Çapjas, gjyqtarët e Elbasanit në QSUT

schedule11:29 - 1 Prill, 2021

schedule 11:29 - 1 Prill, 2021

Këtë të enjte do të zhvillohet pranë ambienteve të spitalit QSUT, seanca për Ardian Çapjan, i arrestuar pak ditë më parë për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se kanë mbërritur në ambientet e spitalit dy avokatët mbrojtës të Çapjas, Neshat Thana dhe Aldo Shkëmbi. Ndër të tjera ai thekson se për shkak të vështirësisë së çështjes prokurori ka kërkuar mbrojtje, kërkesë që ka marrë miratim një ditë më parë.

Gjithashtu për të dhënë masën e sigurisë, gjyqtarët e Elbasanit kanë udhëtuar drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin.

Ndërkohë mësohet se prokurorët e kësaj çështje do të jenë Ridvan Sukaj dhe Kreshnik Ajazi.

Arrestimi i Ardjan Çapjat është bërë mëngjesin e 29 marsit pas finalizimit të operacionit i koduar “Krasta 2021”. Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!