Memli Krasniqi pritet të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës. PDK, një ndër partitë më të rëndësishme në politikën e Kosovës mban sot Konventën, ndërsa pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri.
Krasniqi, i cili konsiderohej si “armë e fortë” në PDK është kandidati i vetëm në garë që synon të marrë drejtimin e kësaj partie. Vitet e fundit ai njihet për kontributin e tij në politikë, megjithatë dikur ka qenë shumë larg kësaj fushe.
Përpara se ti futej politikës ai ka qenë i njohur në muzikë. Për shumë vite ishte aktiv në industrinë e muzikës dhe punoi në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si këngëtar dhe anëtar i grupit hip-hop “Ritmi i Rrugës”.
Krasniqi dikur ishte një nga reperët më të njohur. ”Përjetësisht”, ”Ushtari i rrugës”, janë dy nga këngët e tij të cilat bën bujë në Kosovën e pasluftës. g.v/abcnews.al