Harry Kane është një dëshirë e Manchester United për sulmin e tyre sezonin e ardhshëm, teksa sulmuesi anglez nuk do pranojë një opsion të tillë për të vazhduar karrierën e tij.
Kane, i cili mbush 29 vjeç në korrik, është gati të refuzojë interesin konkret të United dhe tani duket se ka gjasa të qëndrojë në Tottenham dhe të rivlerësojë të ardhmen e tij pas verës.
“Mirror Sport” zbuloi muajin e kaluar se Kane ishte objektivi kryesor i verës për Manchester United, por forma e tyre ka rënë në javët e fundit dhe përfundimi në top katër tani duket një mundësi e largët.
Në vend të kësaj, Tottenham tani duket si favorit i madh për të hyrë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Kane po shijon një jetë të re nën drejtimin e Antonio Conte dhe golashënuesi më i mirë i Spurs është përsëri i lumtur. /f.a/abcnews.al