TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e Ferit Hoxhë, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka propozuar Ferit Hoxhën, për postin e Ministrit të Evropës dhe Punët e Jashtme.


