Pritet marrëveshja përfundimtare, nis takimi mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit

schedule15:12 - 18 Gusht, 2020

schedule 15:12 - 18 Gusht, 2020

Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti mbërritën këtë pasdite në Klubin e deputetëve ku do të zhvillojnë takimin e fundit nga i cili pritet një marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeverisës.

Mësohet se Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupco Nikolovski dhe Artan Grubi.

Ditën e djeshme LSDM dhe BDI njoftuan se është arritur një marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e një qeverie.

Gjatë fundjavës dhe dje, takimet intensive të punës vazhduan midis përfaqësuesve të LSDM-së dhe Koalicionit “Ne Mund” dhe BDI me qëllim të krijimit të një marrëveshje koalicioni për një qeveri të ardhshme të qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!