Hyrje-daljet nga qyteti i Elbasanit mbrëmjen e sotme kanë kaluar në filtrin e policisë që ka ngritur disa pika postblloku. Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja sjell pamjet nga kontrollet që ka ushtruar policia në kërkim të personave të skeduar.
Paraprakisht nuk raportohet për persona të shoqëruar, megjithatë pritet raporti zyrtar nga policia e Elbasanit. Qyteti u trondit javën e kaluar nga një vrasje e dyfishtë./ Abcnews.al

