Prishtina nuk është dorëzuar për titullin kampion, triumf dhe për Ballkanin

schedule20:54 - 29 Qershor, 2020

schedule 20:54 - 29 Qershor, 2020

Janë mbyllur tre sfidat e IPKO Superligës në Kosovë. Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 kundër Vushtrria, duke marrë tre pikët e radhës. Daku, Baftiu dhe Prekazi shënuan për djemtë e Munishit, që janë në kuotën e 53 pikëve pas 27 javësh kampionat, në vend të tretë.

Gjilani dhe Llapi u ndanë në barazim 2-2. Miqtë po fitonin 1-2 deri në sekondat e fundit, por Progni shënoi një supergol fluturimthi për të barazuar shifrat.

Ndërsa takimi mes Prishtinës dhe Feronikelit, u mbyll me shifrat 3-1. Kryeqytetasit nuk janë dorëzuar në luftën për titullin kampion dhe me këtë triumf, shkuan në kuotën e 54 pikëve, katër pikë më pak se Drita kryesuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!