Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prishtina në festë/ Më pranë Botërorit, tifozët festojnë fitoren e Kombëtares

schedule17:53 - 27 Mars, 2026

schedule 17:53 - 27 Mars, 2026

Spektakli që kombëtarja e Kosovës dhuroi në fushën e gjelbër të Sllovakisë u ndoq në Prishtinë nga qindra tifozë në sheshin qëndror të qytetit ku komuna kishte vendosur një ekran gjigand për të ndjekur ndeshjen.

Tifozët ndoqën deri në minutat e fundit çdo lëvizje të lojëtarëve të tyre edhe pse temperaturat në Kosovë mbrëmjen e djeshme ranë nën zero.

Të mbushura plotë ishin edhe baret dhe lokalet në kryeqytet.



Festimet vijuan edhe pas mesnate.

Rrugët e kryeqytetit u mbushën me makina që festonin më flamuj të Kosovës, atë kombëtar kuq e zi dhe këngë patriotike.

Të mbushura me reagime dhe krenari për fitoren me plotë katër gola në portën e kundërshtarit ishin edhe rrjetet sociale.

Spektakli i futbollit u shoqëruar edhe me ironi për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Sllovakia.

Ata shkruajnë se edhe pse Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet i lirë, të paktën nuk do ta harrojë kurrë.

Mes urimeve të shumta, ishte edhe ajo e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!