Prishtina mposhti Ballkanin në Superkupën e Kosovës, Egbo: U thashë lojtarëve se duhet ta fitonim patjetër

schedule18:19 - 20 Janar, 2024

schedule 18:19 - 20 Janar, 2024

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është shfaqur shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe fitoren kundër Ballkanit në finalen e Superkupës së Kosovës.

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Ballkanit në finalen e Superkupës së Kosovës të zhvilluar në Antalya të Turqisë.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Egzon Sinani (10’) dhe Leotrim Kryezi (46’), ndërsa për Ballkanin shënoi Krenar Dulaj (80’).

Kjo fitore sjelli trofeun e 11-të të Superkupës në histori të Prishtinës dhe ishte i pari për trajnerin nigerian Egbo, i cili erdhi në gjysmën e sezonit vjeshtor.

Pas kësaj fitore dhe trofeu, trajneri i Prishtinës është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve dhe i lumtur që fitoi një trofe me klubin kryeqytetas.

“Është kupa e parë e fituar qëkur erdha në Kosovë te Prishtina. Kjo është kupë psikologjike dhe u kam thënë lojtarëve që duhet ta fitojmë patjetër, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Prishtina në çdo garë futet për të fituar”, ka thënë fillimisht Egbo pas ndeshjes.

“Sot mbaroi kupa, nesër vazhdon puna për të cilën kemi ardhur këtu. Gjithçka po shkon shumë mirë. Është kohë shumë e mirë për të punuar me transferimet e reja, por edhe me pjesën tjetër të ekipit që ishin këtu.

Jam i kënaqur me formën fizike të cilën e kanë treguar dhe duhet ta vazhdojmë këtë moment”, përfundoi trajneri i Prishtinës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!