Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prishtina kuqezi/ Kosova “harron” zgjedhjet e së dielës. Të gjithë para ekranit për Shqipërinë

schedule19:28 - 11 Tetor, 2025

schedule 19:28 - 11 Tetor, 2025

Kosova nesër mban zgjedhjet lokale, në mes të një situate të ngarkuar politike, pa një qeveri të ngritur, tetë muaj pas zgjedhjeve politike.

Por duket se atje qytetarët se paku për sonte, harrojnë politikën dhe i kanë sytë nga kuqezinjtë në Leskovac.

Baret dhe lokalet në Prishtinë janë mbushur me tifozë, të cilët do të shohin sfidën e shumëpritur me Serbinë.

Për Kosovën, një përballje me Serbinë, nuk kujton fillimisht sportin, por shekuj të tërë persekutimi ose një bashkëjetesë të detyruar, me një vend, që i shkaktoi vuajtje dhe në fund të viteve 90, një konflikt të armatosur që kishte ndërmend shfarosjen dhe përzënien nga trojet e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!