Prishtina fundos Llapin, Trepça ’89 kalon me “poker” Besën e Pejës

schedule14:57 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:57 - 25 Nëntor, 2020

Prishtina dhe Trepça ’89 festojnë. Bardhekaltrit morën tre pikë me shumë vlera në transfertë dhe kështu mbajnë ende lidhjen me treshen e renditur në vendet e para në klasifikim. Përballë Llapit që rrezikon rënien nga Ipko Superliga e Kosovës, Prishtina ia doli me rezultatin e pastër 0-2.

Ndeshja u zhbllokua nga mesfushori Endrit Krasniqi, i cili mposhti portierin e Llapit në mesin e pjesës së dytë. Në minutat shtesë Prishtina shënoi edhe golin e dytë, me anë të sulmuesit Leotrim Kryeziu.

Sa i takon Trepça ’89, fitorja kundër Besës së vendit të fundit ishte detyrim dhe kjo përballje u mbyll me rezultatin 4-2. Berisha dhe Darwish (2 gola) i çuan shifrat në 3-0 pas 25 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë Tahiri i ngushtoi shifrat në 3-1.

Besa e nisi mirë edhe pjesë e dytë, pasi fitoi një penallti që u kthye në gol nga braziliani Lucas Sebastian. Trepcca ’89 nuk mund ta komplikonte fitoren dhe sërish Sedat Berisha, edhe pse mbrojtës, shënoi dhe i çoi shifrat në 4-2. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 14
E mërkurë, më 25 nëntor, ora 13:00
Llapi-Prishtina 0-2
Shënues:
Krasniqi 75’, Kryeziu 92’
Trepça ‘89-Besa 4-2
Shënues:
Berisha 4’, 67’, Darwish 22’, 25’ / Tahiri 44’, Lucas Sebastian 52’ (pen.)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!