Coronavirusi ka mbërthyer globin dhe mënyra më e mirë për tu mbrojtur është duke qëndruar në shtëpi. Në disa vende janë marë dhe masa drastike nga qeveritë dhe nëse ato thyhen vijnë më pas dhe sanksionet. Një gjë të tillë ka bërë dhe ylli i A-League në Australi, Tim Payne, i cili ka thyer rregullat e karantinës.
Lojtari i Wellington Phoenix u arrestua nga policia ditën e martë, pasi u kap duke drejtuar një makinë golfi në gjendje të dehur. Klubi i tij kishte vendosur karantinë për të gjithë stafin dhe futbollistët, por lojtari i kombëtares së Zelandës së Re nuk ka duruar dhe e ka thyer karantinën.
Përveç se doli kundër rregullit të klubit, ai ishte dhe në gjendje të dehur në orën 1 të natës. Ndaj Payne pritet një pezullim si nga ana e klubit, por dhe nga Federata Australiane. Gjithashtu, ai do të dënohet me një gjobë nga forcat e rendit. Qeveria në Australia ka marë masa të ashpra ndaj Covid-19, duke mbyllur dhe disa nga plazhet e vendit. /abcnews.al