Prishet sistemi i skanerit, radhë të gjata kaminonësh në Kakavijë

schedule09:53 - 1 Prill, 2021

schedule 09:53 - 1 Prill, 2021

Radhë të gjata automjetesh raportohen këtë mëngjes në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Siç raporton gazetari Orges Sako për abcnews.al kjo situatë është krijuar për shkak të prishjes së sistemit të skanerit.

 

Nga pamjet shihet se radha e automjeteve të tonazhit të rëndë është shumë e gjatë, të cilët presin për të kaluar në Greqi.  g.v/abcnews.al