Prishen edhe dy ndërtime të tjera pa leje në Unazën e Madhe

schedule15:24 - 12 Dhjetor, 2018

schedule 15:24 - 12 Dhjetor, 2018

Puna për hapjen e kantierit, ku do të zbatohet projekti për Unazën e Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana ka vijuar edhe sot paradite. Bashkia e Tiranës prishi 2 ndërtesa të tjera pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe, në zonën e Unazës së Re.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, sipas njoftimit të Bashkisë Tiranë, gjeti bashkëpunimin e banorëve, të cilët në mënyrë vullnetare kanë zhvendosur materialet dhe orenditë, për të mundësuar më pas prishjen e ndërtimeve.

Objektet e prishura shërbenin kryesisht për qëllime biznesi. Gjithashtu, mjetet e rënda të Bashkisë Tiranë kanë vijuar edhe me procesin e largimit të mbetjeve inerte që dalin nga procesi i prishjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!