Dy prindër 42 vjeç dhe 32 vjeç, të dy banues në Fier, kanë keqtrajtuar vajzën e tyre 13-vjeçare. Si pasojë, ata po procedohen penalisht nga policia, ndërsa vajza është dërguar në një qendër të strehimit.
“Dy prindër 42 vjeç dhe 32 vjeç, po procedohen penalisht pasi dyshohet se keqtrajtonin vajzën e tyre 13-vjeçare, e cila aktualisht është akomoduar në Shërbimin e Strehimit Emergjent dhe të Sigurtë “Shtëpia e ngjyrave”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al