Prindërit kanë treguar disa truke për fëmijët, që do jua bëjnë jetën më të lehtë

schedule14:18 - 10 Shkurt, 2021

schedule 14:18 - 10 Shkurt, 2021

Kur bëheni prindër filloni ta gjeni veten në situata ku mund të ndiheni totalisht të pafuqishëm, edhe pse kundërshtari juaj është vetëm 2 vjeç. Ju në ato momente dëshironi të keni një shkop magjik, që situata të normalizohet.

Shkopin magjik nuk do mund ta keni kurrë, por disa zgjidhje po. Prindërit kanë treguar disa truke që duhet t’i përdorni me fëmijët tuaj në situata të caktuara, të cilat do ju lehtësojnë jetën. Ne po i ndajmë me ju, më poshtë.

Një truk si të ndaloni zemërimin e fëmijë tuaj në një dyqan lodrash

Kristina Watts, nënë e 3 fëmijëve, ndau në internet një truk interesant. Nëse fëmija insiston për të blerë një lodër, por ju nuk dëshironi, thjesht kërkojini fëmijë të bëjë një foto me lodrën. Më pas thojini se foton do jua dërgoni Babagjyshit dhe ai do jua sjellë. Kjo hile funksionon për mrekulli, sidomos në sezonin e Krishtlindjeve. Fëmija merr lodrën, e shikon, bën foto dhe e vendos prapë në vendin e vetë. Më vonë, do e harrojë. Ah, dhe mos harroni. Foton që do ja dërgonit Babagjyshit mund t’ja dërgoni hallës, tezes apo gjyshërve të fëmijës, që t’ja blejnë.

Një truk si ta bëni fëmijën të ndalojë së qari

Këtë situate stresuese mund ta ktheni në lojë. Lëreni fëmijën të qajë pak dhe më pas thojini se është radha juaj të qani. Pastaj ndaloni dhe i thoni fëmijës së është radha e tyre. Fëmija mund edhe të mos e pëlqejë lojën dhe të thotë se nuk dëshiron ta bëjë. Por nëse pranon ta bëjë dhe luani disa herë, fëmija do mërzitet dhe do ndalojë së luajturi dhe së qari.

Një mënyrë e thjeshtë si ta vendosni fëmijën në karrocën e pazarit

Rezulton se ka një mënyrë të thjeshtë për ta vendosur fëmijën në një karrocë, duke mos dashur ta mbani në krahë. Ju mund ta vendosni në panelin e pasmë të karrocës dhe thjesht ngrijeni atë lart, dhe fëmija do të zvarritet brenda vetvetiu.

Si ta bëni udhëtimin tuaj me makinë më të sigurt

Rezulton, shpesh ndodh që pas një aksidenti rrugor, prindërit të jenë pa ndjenja dhe zjarrfikësit gjejnë një fëmijë. Ata nuk kanë informacion në lidhje me një fëmijë ose kushtet e tyre mjekësore dhe nuk mund të pyesin askënd. Merrni disa minuta nga koha juaj dhe ngjitni një kartë indeksi me informacion në sediljen e makinës së fëmijës. Shkruani emrin e fëmijës, ditëlindjen, emrat e prindërve dhe kontaktet e urgjencës, përmendni kushtet mjekësore, mjekun e fëmijës, ilaçet që merr fëmija juaj dhe gjithçka tjetër që është e rëndësishme. Kjo mund të ndihmojë shumë dhe mund të shpëtojë jetën e fëmijës suaj.

Çfarë mund  të bëni për të qetësuar fëmijën që qan në një event ku ju jeni pjesëmarrës

Ky mashtrim është përdorur shpesh nga Princesha Diana dhe tani përdoret nga Princi William. Kurdoherë që fëmijët ndihen të jo rehat në një event dhe fillon të qajë, thjesht uluni në nivelin e tyre për të folur me ta ose për të thënë fjalë më inkurajuese. Çështja është që të uleni në të njëjtin nivel me fëmijën tuaj dhe të qëndroni në këtë pozicion derisa fëmija të ndihet më mirë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!