Prindërit e Kate Middleton i thonë lamtumirë Mbretëreshës Elizabeth

schedule11:40 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:40 - 19 Shtator, 2022

Prindërit e Princeshës së Uellsit, Carole dhe Michael, janë bërë pjesë e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth. Nëna 57-vjeçare e Catherine Middleton u shfaq e veshur me të zeza dhe dukshëm e trishtuar në Westminster Abbey.

Më konkretisht, ajo ka zgjedhur të veshë një fustan, të cilin e ka kombinuar me taka të larta. Ajo e kompletoi kombinimin e saj me doreza të zeza dhe një kapele të zezë të zbukuruar me pendë.

Princesha e Uellsit ka një lidhje shumë të fortë me prindërit e saj dhe ishte e sigurt që ata do t’i thonë lamtumirë mbretëreshës. Në fakt, ata kanë një rol shumë aktiv në rritjen e fëmijëve të Catherine Middleton dhe Princit William, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis. Pas lëvizjes së fundit të çiftit mbretëror nga Adelaide në Ëindsor, prindërit e Katerinës janë edhe më afër shtëpisë. Mes tyre ka një distancë prej rreth 40 minutash me makinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!