Princi William njoftoi humbjen e një miku të ngushtë përmes Twitter të premten mbrëma, më 9 dhjetor.
Piloti Mark Jenkis dhe djali i tij Peter po fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo në Kenia kur avioni i tyre u rrëzua.
“Dje humba një mik i cili i kushtoi jetën e tij mbrojtjes së kafshëve të egra në disa nga parqet kombëtare më të famshme të Afrikës Lindore. Mark Jenkis dhe djali i tij Peter, u vranë tragjikisht teksa po fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo në patrullë ajrore”, shkroi Princi William.
Yesterday, I lost a friend, who dedicated his life to protecting wildlife in some of East Africa’s most renowned national parks. Mark Jenkins, and his son Peter, were tragically killed when flying over Tsavo National Park while conducting an aerial patrol.
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) December 9, 2022
“Mendimet e mia janë me gruan, familjen dhe kolegët e Markut, të cilët fatkeqësisht kanë humbur një njeri që të gjithë e donim dhe e admiruam”, shtoi ai./Abcnews.al/