Princi William dhe Kate Middleton do të mbajnë një vizitë zyrtare në SHBA

schedule16:03 - 21 Tetor, 2021

schedule 16:03 - 21 Tetor, 2021

Princi William dhe Kate Middleton kanë për qëllim të krijojnë një profil të lartë në SHBA pasi popullariteti i tyre ka rënë kohët e fundit. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ka të ngjarë të bëjnë një vizitë vitin e ardhshëm në SHBA.

Një burim është shprehur se “ata janë të vetëdijshëm se popullariteti i tyre ka rënë pas intervistës së Oprah dhe se fokusi i tyre tani është në rifitimin e asaj mbështetjeje.” Gjatë intervistës “bombë” në Mars, Meghan Markle dhe Princ Harry lëshuan deklarata tronditëse ndaj Familjes Mbretërore duke e akuzuar për racizëm.

Princi William dhe Kate Middleton, të dy 39 vjeç, janë "shumë të fokusuar në të pasurit një profil të lartë në SHBA" pasi "popullariteti i tyre u zhyt për shkak të intervistës me Oprah", kanë pohuar burimet.

Vizita e fundit zyrtare e Dukës dhe Dukeshës në SHBA ishte në New York në Dhjetor 2014 kur Kate ishte shtatzënë me Princeshën Charlotte. Ata vizituan më parë Kaliforninë pas një turneu që mbajtën në Kanada në vitin 2011.

Gjatë intervistës shpërthyese në Mars, Duka dhe Dukesha e Sussex dërguan tronditje në Familjen Mbretërore kur ata akuzuan Firmën për racizëm institucional, tha se Kate e kishte bërë Meghan të qante dhe një anëtar i familjes dyshoi se çfarë ngjyre do të kishte lëkura e djalit të tyre Archie. të jetë

/abcnews.al