“Princi Saudit është i çmendur”, senatorët reagojnë pas raportit të CIA-s

schedule08:30 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 08:30 - 5 Dhjetor, 2018

Me tone të ashpra, senatorët amerikanë kanë deklaruar se princi saudit Mohamed bin Salman është i çmendur. Pas një raportimi të shefes së CIA-s mbi vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi, zyrtarët amerikanë janë shprehur të bindur se përfaqësuesi i familjes mbretërore ka patur një rol kyç në këtë krim.

Senatorët amerikanë janë më të bindur se kurrë se princi saudit i kurorës ka patur një rol kyç në vrasjen e gazetarit të “Ëashington Post”, Xhamal Kashogi. Senatorët kanë dalë me këtë qëndrim pas raportimit të drejtoreshës së CIA-s Xhina Hespëll mbi ngjarjen që ka dëmtuar raportet e Perëndimit me mbretërinë arabe. Sipas mediave amerikane, CIA ka arritur në përfundimin se me shumë gjasa, Mohamed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit. Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka prova që tregojnë se princi shkëmbeu mesazhe me një nga personat që mbikëqyri operacionin në dëm të Kashogit. Raportimi i shefes së CIA-s, që thuhet se ka dëgjuar një material audio që tregon vrasjen, erdhi pasi ajo kishte shpërfillur një thirrje për raportim të bërë nga Kongresi. Duke reaguar, senatori Lindsi Graham deklaroi se ka bindjen e fortë se princi Mohamed ishte bashkëpunëtor në vrasjen e gazetarit. Republikani nga Karolina e Veriut e cilësoi monarkun një njeri që ka dalë nga kontrolli, të çmendur dhe të rrezikshëm. Senatori theksoi se në këto kushte ai nuk mund ta mbështesë luftën kufitare të Arabisë Saudite me Jemenin, apo shitjen e armëve tek qeveria e Riadit, përsa kohë princi do të qëndrojë në detyrë. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe senatori demokrat nga Nju Xhersi. Bob Mendez deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet t’i dërgojnë një mesazh të qartë dhe pa ekuivok Arabisë Saudite se veprime të tilla janë të papranueshme në arenën ndërkombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!