Princi Harry dhe Meghan Markle vlerësojnë trimërinë e ukrainasve

schedule17:48 - 17 Prill, 2022

schedule 17:48 - 17 Prill, 2022

Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus të shtunën në mbrëmje, Duka dhe Dukesha e Sussex i bënë homazhe popullit të Ukrainës dhe vlerësuan trimërinë e tyre.

Duka i Sussex-it, i cili organizoi garën sportive për veteranët ushtarakë të plagosur, tha se bota ishte e bashkuar me Ukrainën, shkruan BBC.

Me ditën e parë të plotë të ngjarjes në Holandë, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë fotografuar me atletët ukrainas.

Dukesha vlerësoi ekipin e vendit që bëri udhëtimin për të marrë pjesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!