Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle kanë reaguar lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Përmes një deklarate të postuar në faqen e internetit Archewell, ata shprehen se mbështesin Ukrainën dhe janë kundër shkeljes së të drejtave humanitare.
“Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex dhe të gjithë ne në Archewell qëndrojmë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkeljeje të të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare dhe inkurajojmë komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në deklaratë, duke lënë të kuptohet se kjo është një thirrje për Vladimir Putin.
Kjo deklaratë ka ardhur menjëherë pasi Putin njoftoi një “operacion të posaçëm ushtarak” në zonën e Donbasit të Ukrainës, për të cilin ai ka thënë këtë javë duhet të jetë i pavarur.
Putin paralajmëroi këdo që u përpoq të ndërhynte, duke thënë se “duhet ta dinë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do të çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”./abcnews.al