Princi Bin Salman takohet me djalin e gazetarit të vrarë

schedule22:36 - 24 Tetor, 2018

schedule 22:36 - 24 Tetor, 2018

Takimi për t’i shprehur ngushëllime djalit të gazetarit të vrarë nga Arabia Saudite ka shtuar dhe më shumë polemikat ndaj princit të kurorës, Mohamed Bin Salman. Aktivistë të shumtë e konsiderojnë atë të pamëshirshëm, ndërsa për djalin e Khashoggi-t shprehen se ai duket i frikësuar.

Pavarësisht duartrokitjeve, me të cilat u prit nga të ftuarit në të ashtuquajturën “Konferenca e Davosit në Shkretëtirë”, princi saudit Mohammed Bin Salman, nuk ka arsye për të buzëqeshur. Nën presion nga të gjitha anët lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar me vrasjen e gazetarit dissident Jamal Khashoggi, trashëgimtari i fronit saduit është sulmuar ashpër në rrjete sociale për publikimin e një imazhi në të cilin shfaqet ai ndërsa shpreh ngushëllime ndaj djalit të Khashoggi-t, Salah.

Me atë fotografi të shpërndarë nga agjencia saudite e lajmeve, princi ka dashur të komunikojë afërsinë e autoriteteve me familjen Khashoggi. Por, si në çdo taktikë të mbretërisë në këtë çështje, lëvizja është kthyer në boomerang: fëtyra e terrorizuar e Salah që i shtrëngon dorën, ndoshta me shumë mundësi urdhëruesit të vrasjes së babait të tij, nuk ka kaluar pa e vënë re. Veçanërisht pasi Riadi, që kur Jamal Khashoggi nisi aktivitetin e tij si dissident dhe bashkëpunimin me Uashington Post, I ka mohuar pikërisht Salah – të vetmit fëmijë të gazetarit të mbetur në Arabinë Saduite – mundësinë për të dalë nga vendi.

Në tuitër aktivisti saudit Manal al-Sharif thotë se imazhi i nxit dëshirën për të bërtitur dhe se ia shpif. Ndërsa avokati për të drejtat e njeriut Fadi Al-Qadi e ka përkufizuar si “të pamëshirshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!