Princi Andrew infektohet me virus, nuk merr pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës

schedule19:40 - 2 Qershor, 2022

schedule 19:40 - 2 Qershor, 2022

Princi Andrew ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth këtë fundjavë, njoftoi pallati të enjten. Djali i dytë i monarkes pritej të merrte pjesë në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të së premtes në Katedralen e Shën Palit.

“Pas kryerjes së një testi rutinë, Duka ka rezultuar pozitiv me Covid dhe me keqardhje nuk do të marrë pjesë më shërbimin e nesërm”, tha një zëdhënës. Andrew do të merrte pjesë nesër në Shën Paul së bashku me Harry dhe Meghan Markle të cilët nuk u lejuan të qëndronin në ballkon sot.

Mbretëresha dhe Princi Andrew në ballkonin e Pallatit Buckingham në Londër në qershor 2019

Anëtarët e familjes mbretërore - pa përfshirë Princin Andrew - bashkohen me mbretëreshën në ballkonin e Pallatit Buckingham sot për të parë Flypast Jubilee Platinum ndërsa festimet fillojnë

Në janar, Mbretëresha i hoqi princit Andrew titujt dhe patronazhet e tij ushtarake pas akuzave për sulm seksual. Virginia Roberts pretendon se ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me Dukën e Jorkut tre herë kur ishte 17 vjeç nën urdhrat e pedofilit Jeffrey Epstein. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!