Princesha saudite lirohet nga burgu pas gati 3 vjetësh

schedule03:36 - 9 Janar, 2022

schedule 03:36 - 9 Janar, 2022

Një princeshë saudite dhe vajza e saj janë liruar nga një burg i sigurisë së lartë pasi ishin mbajtur për gati 3 vjet pa asnjë akuzë, thonë aktivistët. Princesha Basma bint Saud u ndalua në mars të vitit 2019, ndërsa po përgatitej të fluturonte drejt Zvicrës për trajtim mjekësor. Nuk dihet se për çfarë u ndalua dhe ajo dhe vajza e saj Suhoud nuk u akuzuan për ndonjë krim.

Disa kanë spekuluar që ka lidhje me mbrojtjen e çështjeve humanitare dhe reformave kushtetuese. Familja e saj i tha Kombeve të Bashkuara në një deklaratë me shkrim në vitin 2020 se ka të ngjarë që të ketë lidhje në një pjesë të madhe me “rekordin e saj si kritike e hapur e abuzimeve” raporton “AFP”. Disa mbështetës sugjerojnë që ishin lidhjet e saj të ngushta me ish-princin e kurorës Mohammed bin Nayef, i cili është raportuar që është në arrest shtëpiak.

Pincesha Basma i bëri thirrje Mbretit të Arabisë Saudite Salman dhe Princit të Kurorës Mohammed bin Salman që ta lironin prillin e kaluar, duke thënë që nuk kishte bërë asnjë gjë të gabuar dhe që shëndeti i saj po vuante. Nuk dihet se çfarë trajtimi po kërkonte jashtë vendit në momentin që u ndalua në vitin 2019 raporton “BBC”. Duke njoftuar lirimin e saj në Twitter, organizata e të drejtave të njeriut ALQST  tha se “ asaj i është mohuar kujdesi shëndetësor që kishte nevojë për një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën” gjatë kohës që ishte në burgun Al-Ha’ir.

/ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!