Ky zhvillim shënon një pikë kthese për eksportin e produkteve tradicionale kosovare drejt konsumatorëve në të gjithë SHBA-në, duke e bërë të disponueshme kafenë turke premium dhe variantet e saj për mijëra klientë online.
Hyrja në Amazon ka synim rritjen e tregut online të kafesë, ku konsumatorët amerikanë dhe nga mbarë bota mund të blejnë produktet e Prince Caffe.
Prince Caffe, e themeluar në vitin 2002 në Pejë nga Devolli Corporation, ka evoluar nga një prodhues lokal në një fuqi rajonale dhe ndërkombëtare.
Nga fabrika moderne në Pejë, me kapacitet 40,000 tonë në vit, Prince eksporton tashmë në mbi 20 vende dhe shërben 350,000 klientë në muaj.


