Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan i kanë vendosur t’iu rikthejnë taksapaguesve britanik 2.4 milion paund në buxhetin e shtetit.
Paratë ishin përdorur nga çifti për rindërtimin e shtëpisë së tyre në Windsor përpara se të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe të transferoheshin në Kaliforni. Llogaritë mbretërore të vitit të kaluar treguan se kostoja e rinovimeve ishte mbuluar nga granti.
Shtëpia Frogmore Cottage duhet të ketë qenë një shtëpi familjare shumë e bukur, por për çiftin mbretëror u kthye në arsyen pse mori vendimin përfundimtarë për t’u larguar nga Britania.
Për dekada me radhë financimi i taksapaguesve për shpenzimet e familjes mbretërore ka qenë objekt debati në Mbretërinë e Bashkuar. Familja mbretërore bën një jetë luksoze dhe ekstravagante, kjo ka irrituar gjithmonë qytetarët të cilët mbulojnë këto shpenzime me taksat e tyre.
Harry dhe Meghan ranë dakord të paguanin paratë si pjesë e planeve të hartuara për tu shkëputur nga pjesa tjetër e familjes.
Ky vendim vjen disa ditë pasi çifti njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Netflix për të bërë një sërë programesh. Marrëveshja shumë-vjeçare do të përfshijë dokumentarë, seriale, filma artistikë dhe programe për fëmijë. /abcnews.al