Primoz Gliha trajneri i ri i Kosovës, slloveni do të jetë pasuesi i Giresse

schedule15:38 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:38 - 4 Korrik, 2023

Primoz Gliha do të jetë trajner i Kombëtares së Kosovës duke e pasuar kështu francezin Alain Giresse.

Vendimi erdhi nga mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave. Në këtë mbledhje ndër çështjet kryesore që u diskutuan ishte zgjedhja e ekipit të trajnerëve që do ta drejtojnë Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e mbetura të ciklit kualifikues për Euro 2024.”, thuhet fillimisht në njoftimin e FFK-së.

“Kësisoj, pas diskutimeve të arsyeshme, KE i FFK-së vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet Primoz Gliha, derisa atij do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards. KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A.”, thuhet më tutje.

FFK pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizojë emërimin e përkohshëm të trajnerit slloven./ h.ll/abcnews.al