Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, ka folur për procesin e deritanishëm të primareve në të gjitha bashkitë e vendit. Ajo deklaroi se ka pasur një pjesëmarrje shumë të larta dhe procesi po vazhdon ende me ritme shumë të larta.
Ajo theksoi se deri në orën 13:00 ka pasur më shumë votues se në çdo proces tjetër të zhvilluar në strukturat e Partisë Demokratike.
“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera.
Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshi, ka folur për procesin e deritanishëm të primareve në të gjitha bashkitë e vendit. Ajo deklaroi se ka pasur një pjesëmarrje shumë të larta dhe procesi po vazhdon ende me ritme shumë të larta.
Ajo theksoi se deri në orën 13:00 ka pasur më shumë votues se në çdo proces tjetër të zhvilluar në strukturat e Partisë Demokratike.
“Pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Procesi po vazhdon me ritme të larta dhe ne si komision jemi munduar të akomodojmë çdo problematikë. Nëse bëjmë një krahasim me numrin e votuesve të sotëm deri në orën 1, numri i votuesve është shumë më i lartë se në zgjedhjet e tjera./abcnews.al/