“Primaret metodë pozitive”, Mediu komenton koalicionin PL-PD për zgjedhjet lokale 2023

schedule20:19 - 2 Nëntor, 2022

schedule 20:19 - 2 Nëntor, 2022

Teksa komenton marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për të garuar me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2023-it, kryetari i Partisë Republikane pohon se Ilir Meta ka qenë i hapur për të mos pasur pretendime në këtë koalicion.

I ftuar në emisionin “Radar” në Abc, Mediu tha se Partia Republikane nuk mendon të garojë me kandidatë më vete në zgjedhjet lokale të 2023-it, ndërsa nënvizon se ka diskutuar deri më tani me kreun e PL-së Ilir Meta.

Lexo edhe: Marrëveshja PD-PL, Mediu flet në “Radar” për propozimin e tij për Reformën Zgjedhore: Partitë në koalicion të paraqesin listat e veta

“Partia Republikane nuk ka arritur ende në diskutime konkrete për kandidatët që mund të propozojë për primaret. Normalisht që nuk do të cënojmë primaret. Nuk kam diskutim me Metën. Meta ka qenë i hapur që mos ketë pretendime në këtë koalicion”, tha Mediu.

Rreth 10 ditë më parë Partia Demokratike nënshkroi marrëveshje me Partinë e Lirisë për të garuar me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen më 14 maj 2023/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!