PRIMARET/ Ish-këshilltari i Metës shpall kandidaturën me PD-në për në bashkinë e Kamzës

schedule19:34 - 31 Tetor, 2022

schedule 19:34 - 31 Tetor, 2022

Një tjetër figurë politike ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret e PD-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Bëhet fjalë për Shemsi Prençin.

Ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, do të garojë në procesin e primareve të PD-së, duke u bërë kështu pjesë e garës brenda PD-së për zgjedhjet vendore të 2023.

Deklaratën si garues në Primare, Prençi e ka bërë në rrjetet sociale, ku bën me dije se do të marrë pjesë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.

“Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit”, shprehet ndër të tjera Prençi.

Deklarata e plotë e Prençit:

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz.

Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.

Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti.

I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time.

Sinqerisht, Shemsi Prençi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!