Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Primaret e PD/ Analisti Çupi: Mashtrim i Berishës, mbulesë false për një proces të dështuar në parti

schedule13:26 - 19 Shkurt, 2025

schedule 13:26 - 19 Shkurt, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se primaret e Partisë Demokratike, janë një mashtrim i Sali Berishës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se primaret duan kohë që të zhvillohen.

Sipas Çupit, kjo është një mbulesë false për një proces të dështuar në parti.

“Primaret janë pjesë e oborrit dhe i luan siç i do qejfi vetë. Primaret, nuk janë ashtu siç zhvillohen në vende demokratike, por Berisha i bën siç i do qejfi. Primaret nuk mund të zhvillohen, është pa sens. Primaret nuk bëehn për as për 100 ose 200 ditë. Primaret kërkojnë kohë, një shtet të madh, parti të madhe. Kërkojnë shumë kohë, mbi 1 vit e gjysmë, dy vjet. Është një tjetër mashtrim i Berishës. Sado të zhvillohen primare, është Berisha që do thotë, janë këta njerëzit e mi që do vijnë në pushtet. Gjatë rrugës, pres të ndryshojë kurs dhe të delegojë familjen e vet. Më të rrezikuarit, janë ata që kanë njolla në biografi, shumica prej tyre”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!