Analisti i njohur dhe pedagogu i së drejtës kushtetuese Neritan Alibali në lidhje me procesin e primareve brenda PD u shpreh në studion e ABC Live që PD është kthyer në dy enë që komunikojnë me njëra – tjetrën dhe që pakënaqësitë në njërën anë arrijnë që të kalojnë me anë të flukseve në anën tjetër dhe anasjelltas.
Për analistin Neritan Alibali, PD ka një problem që në gjenezë të saj me ‘votën’, që kur është krijuar, ose vota është manipuluar, ose për pakënaqësi të kota të padrejta të të mundurve. Në momentin që zhgënjehen, të zgjedhurit ikin nga partia dhe kalojnë në enë tjetër.
Sipas Alibalit çështja kryesore do të ishte se a do të arrijë PD të marrë votat e të pakënaqurve.
Analisti Neritan Alibali iu referua një procesverbali të publikuar në media, ku nga 4 mijë votues të regjistruar, kishin votuar vetëm 736 anëtarë, as 20 përqind.
Për Alibalin koha në dispozicion të kandidatëve ishte e shkurtër. /abcnews.al