Prilli nis me pushim/ Mot i ngrohtë në gjithë vendin, shëtitje dhe argëtim

schedule15:52 - 1 Prill, 2024

schedule 15:52 - 1 Prill, 2024

E hena e pare e prillit ne Tirane duket si nje dite fundjave. Moti i ngrohte si edhe dita e pushimit ka bere qe kryeqytetasit te shfrytezojne liqebin si vendin ideal per t’u relaksuar.

“Ishim pushim sot, koha ishte shumë e mirë dhe dola bashkë me fëmijët, argëtohen shumë këtu.”

“Për moshën tonë ky vend është shumë i qetë. Më kanë ardhur nipërit nga jashtë dhe meqë edhe koha ishte shumë e mirë, vendosa ti nxirrja këtej. I kemi shëtitur të gjitha lodrat.”

“Ky pushimi sot me këtë motin e ngrohtë, pse mos të dilnim nga liqeni. I ka të gjiha natyrën, gjelbërimin.”

Familjarë, por edhe të rinj kishin zgjedhur që këtë të hënë ta kalonin duke shfrytëzuar natyrën për të bërë një piknik. Disa nën shoqerinë e librit, (efekte) e disa të tjerë, duke konsumuar ushqim e duke biseduar.

Vogëlushët janë ata të cilët i shijojnë më tepër këto ditë. Hapësirat me lodra dedikuar atyre në liqenin artificial ishin të mbushura plot.

“Mami ishte pushim sot, dhe më nxori te lodrat. Mua më pëlqen shumë liqeni se kënaqem duke luajtuar.”

Prej kohësh tashmë në çdo cep të Tiranës gjen shumë turistë të huaj. Krahas vizitave të zakonshme në pikat turistike, disa prej tyre këtë ditë tipike pranverore, zgjodhën ta kalonin nga Liqeni.

“Nuk është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Kam disa ditë këtu, por sot meqë koha ishte e mirë erdha këtej nga Liqeni. kam vizituar shumë vende por Tirana më pëlqen shumë. Çdo vit ka më shumë investim.

Moti i ngrohtë dhe me temperatura të larta këtë ditë të parë të prillit reflektohej edhe në veshjen e qytetarëve. Për herë të parë këtë vit, xhupat, apo palltot ia kishin lënë vendin kanotiereve apo fustaneve të holla, duke e sjellë stinën e verës më pranë se kurrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!