Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin këtë të enjte ka postuar imazhe nga një samit në Shën Petersburg, ku është i pranishëm edhe Vladimir Putin.
Vendndodhja e Prigozhin ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që nga rebelimi i tij i dështuar dhe mërgimi i dukshëm në Bjellorusi në qershor.
Ne dëgjuam pretendimet javën e kaluar se ai ka pirë çaj me Putin dhe kemi parë një video që shfaqte atë me trupat e tij në Bjellorusi.
Imazhi u postua në një faqe në Facebook që duket se është për Dimitri Sytyi, një bashkëpunëtor i raportuar i Grupit Wagner, me bazë në Republikën e Afrikës Qendrore.
Mediat e huaja shkruajnë se fotoja është bërë në hotelin Trezzini Palace në Shën Petersburg, që përputhet saktësisht me imazhet ekzistuese të hotelit në Google…
Ky hotel është renditur nga faqja e internetit të Samitit Rusi-Afrikë si një nga hotelet që përdoret për ngjarjen. Një tjetër imazh është postuar brenda kanaleve që mbështesin Wagner-in./abcnews.al