Prezantohet torta që peshon 4 tonë, të ardhurat do të jepen për fëmijët e sëmurë

schedule07:36 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 07:36 - 8 Dhjetor, 2019

Torta e cila peshonte 4 tonë u prezantua në një nga tregjet më të famshme të Krishtlindjeve në Gjermani. Mijëra qytetarë e shoqëruan tortën gjigante nëpër qytetin e vjetër historik të Dresdenit, si pjesë e Festivalit të 26-të të “Stollen”.

Menjëherë pas ceremonisë që u zhvillua në tregun Striezel, torta u pre në mijëra pjesë të vogla dhe këtë vit paratë do të shkojnë për fëmijët që marrin trajtim në spital.

Ëmbëlsira peshon 3950 kilogramë, është 4,1 metra e gjatë, 1,77 metra e gjerë dhe 87 centimetra e gjatë, theksuan pasticierët, gjë që tregon se torta e këtij viti është rreth 100 kilogramë më e rëndë se ajo e vitit të kaluar.

Kjo është një traditë vijon që nga viti 1994, ku një tortë gjigante përgatitet çdo vit nën drejtimin e Shoqatës së Konservimit të Dresden Stollen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!